Sunday, November 12, 2006

Grupi i Krizave: Pranvera, afati i fundit per Kosoven


Grupi i Kontaktit dhe Marti Ahtisaari duhet të marrin vendimin për statusin e Kosovës menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi, para se të jetë formuar qeveria e re serbe, tha për Radion Evropa e Lirë Alex Anderson, shef i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kosovën. Anderson gjithashtu tha se bashkësia ndërkombëtare duhet t'i kushtojë vëmendje më të madhe Kosovës, pasi stina e pranverës mund të sjellë në pah opcione radikale dhe ekstremiste.

No comments: